Hetuesit policorë në kuadër të stacionit Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave penale.
Policia përmes një komunikate për media thotë se kanë kryer, ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje në tentativë’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu në Mitrovicë.
“Hetuesit policorë pas një pune intensive, kanë arritur që të bëjnë grumbullimin dhe verifikimin e informatave dhe mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 31 tetor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: S. R., 50 vjeç dhe G. K., 64 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e dërguar nga policia, transmeton Koha.net.
Tutje, thuhet se pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të Shtetit të dyshuarit S. R., 50 vjeç, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i dytë G. K., 64 vjeç është liruar për në procedim të rregullt.
-
Dy të arrestuar në Mitrovicë për pesë raste “vjedhjesh të rënda”
-
Arrestohet një 19-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se kreu disa vjedhje
-
Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë
-
Arrestohet 40 vjeçari nga Mitrovica i cili kryente vjedhje në dyqane
-
Arrestohen dy persona në Mitrovicë të dyshuar për vjedhje të një telefoni