Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë për shkak se i ka kryer tri vjedhje në raste të ndryshme.
I dyshuari K.U., 19-vjeçar, thuhet se ka kryer vjedhje në dyqane, shtëpi dhe disa çanta krahu.
“Mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin K. U.,19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale”, thuhet në njoftimin policor.
Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve
-
Në Mitrovicë arrestohet një i mitur, dyshohet për vjedhje e hyrje në sistemet kompjuterike
-
Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në veri të Mitrovicës
-
Arrestohet një i dyshuar në Mitrovicë për katër raste të grabitjeve
-
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë i dyshuar për disa raste të vjedhjeve