Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është arrestuar një person në Fushë-Kosovë i dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në gjithë territorin e Kosovës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: M.M . mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.