Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 40 vjeçari nga Mitrovica i cili kryente vjedhje në dyqane

Është arrestuar një 40 vjeçar në Mitrovicë pas dyshimeve se kishte kryer disa vjedhje në Mitrovicën e Jugut.,

Sipas policisë këto vjedhje ishin raportuar në dy ditët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqanet në Mitrovicën e Jugut.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë në orët e paradites së sotme në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin K. U., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer vjedhje. Sipas policisë tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar sendet e vjedhura si: monitor, motoçikleta dhe gjësende të ndryshme.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë..