Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet e dyshuara në Mitrovicë për vjedhje të ushqimeve e veshmbathjeve

Hetuesit policorë në Mitrovicë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve’, raste këto të raportuara në dy javët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqane dhe qendra tregtare në Mitrovicën e Jugut.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 28 maj 2021, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarën F. S., 34 vjeçare, pasi e njëjta dyshohet që në lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale të vjedhjeve.

Në cilësi të provave materiale tek e dyshuara janë gjetur dhe janë sekuestruar vjedhjet e gjësendeve të ndryshme, si ushqim e veshmbathje.

Image