Në Mitrovicë është arrestuar një 23 vjeçar për disa vepra penale.
Në raportin e policisë, thuhet se hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale.
“Arrestimi i të dyshuarit A. V., 23 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar në muajin e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë”, thuhet në raport.
Tutje, theksohet se nga hetimet e deritanishme, bëhet e ditur se veprat penale i dyshuari i kishte kryer në tri lokacione të ndryshme, përfshirë objekte private, çerdhe fëmijësh dhe në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Mitrovicë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin kompjuterë, targa të regjistrimit si dhe pajisje tjera.
“Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, përfundon raporti.
-
Në Mitrovicë arrestohet një i mitur, dyshohet për vjedhje e hyrje në sistemet kompjuterike
-
Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në veri të Mitrovicës
-
Arrestohen tre të dyshuar për ‘’vjedhje të rëndë’’ në Mitrovicë
-
Arrestohet një 19-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se kreu disa vjedhje
-
Arrestohet hajni që grabiti një shtëpi në Mitrovicë