Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në veri, pranuan se vodhën çanta

Arrestim

Foto Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut të hënën për vjedhje të disa çantave, e gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë pranuar veprën.

Sipas Policisë, deri më tani janë evidentuar katër raste të vjedhjeve, ku të dyshuarit Nj.S. i lindur në vitin 1998 dhe S.H, 1992, u kanë vjedhur grave çanta krahu.

Vjedhjet janë kryer në datat 11 janar, 13, 20 dhe 22, në rrugët “Knjaz Millosh” dhe “Kral Petar”, e pas arrestimit ata kanë bashkëpunuar me autoritetet.

“Gjatë bisedës me të dyshuarit, të njëjtit janë treguar bashkëpunues dhe kanë pranuar se i kanë vjedhur çantat dhe së bashku më të dyshuarit janë gjetur deri më tani 3 çanta së bashku me dokumentet. Ne konsultim me Prokurorinë e shtetit, të dyshuarve u caktohet masa e ndalimit deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.