Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara të enjten në Viti, nën dyshimin se nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit.
Flakët, sipas raportit të policisë, kanë përfshirë dhe djegur rreth shtatë hektarë tokë të mbjellë me grurë.
“Arrestimi i të dyshuarve është bëtë bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve, ku dyshohet se të dyshuarit në dy raste të ndara, njëri në rrugën ‘Ylvi Demiri’ në qytetin e Vitisë dhe tjetri në fshatin Sllatinë e Ulët, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave, kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit, i cili ka përfshirë dhe djegur rreth shtatë hektarë tokë të mbjellë me grurë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
-
Arrestohet një 18-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se dogji dy hektarë arë me grurë
-
Lëndohet rëndë në vendin e punës një grua në Viti, arrestohen dy të dyshuar
-
Tre të arrestuar, dyshohet se me dokumente false e shitën tokën në Sllatinë 1.5 milionë euro
-
Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë
-
Digjet një shtëpi në Gjakovë, arrestohet një person