Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lokalizohet dhe shuhet zjarri në Ballancë të Vitisë

Ballancë

(Tekst i përditësuar 16:03) - Komandanti i Njësisë në Viti, Hetem Jakupi, ka bërë të ditur se zjarri i raportuar në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë është lokalizuar dhe shuar plotësisht nga ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Sipas tij, falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit profesional të zjarrfikësve, është arritur të parandalohet përhapja e flakëve drejt sipërfaqeve të tjera dhe pronave përreth, duke shmangur dëme më të mëdha materiale.

Pas përfundimit të suksesshëm të ndërhyrjes dhe sigurimit të plotë të zonës, ekipet janë tërhequr dhe janë kthyer në bazë, duke mbetur në gatishmëri për raste të tjera emergjente.

Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe kanë apeluar për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra, pasi rreziku nga zjarret mbetet ende i lartë.


Zjarri përfshin një sipërfaqe në Ballancë, erërat rrezikojnë përhapje të mëtejshme

Edhe Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona Arbëri Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona

 

Në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë është raportuar një zjarr që ka përfshirë sipërfaqe me bar të thatë, ka bërë të ditur komandanti i njësisë në Viti, Hetem Jakupi.

Sipas tij, për shkak të erërave të forta që po fryjnë në zonë, ekziston rreziku që flakët të përhapen më tej dhe të rrezikojnë sipërfaqe të tjera përreth.

Ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit janë angazhuar menjëherë në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Prioritet i tyre mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës së tyre dhe veçanërisht e tokave bujqësore me grurë.

Edhe 21 vatra zjarri në Shqipëri, 11 ende aktive, tri të tjera në monitorim Arbëri 21 vatra zjarri në Shqipëri, 11 ende aktive, tri të tjera në monitorim

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së prekur, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet zyrtare.

Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë punën në terren me qëllim që zjarri të lokalizohet dhe të shuhet sa më shpejt.