Një 18-vjeçar është arrestuar të dielën në Vushtrri nën dyshimin se ka djegur një arë me grurë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Sfaraqak.
I dyshuari, gjatë intervistimit thuhet se e ka pranuar që i ka vënë zjarrin disa mbeturinave pa menduar për pasojat.
“Zjarri kishte përfshirë një arë me grurë prej dy hektarësh e gjithashtu edhe një sipërfaqe të madhe me hamullaje”, thuhet në njoftim.
Zjarri është lokalizuar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Zjarrvënie”.
Artikuj të ngjashëm
-
Malet në Tugjec të Kamenicës përfshihen nga zjarri
-
Dy të arrestuar në Viti, dyshohen për përhapjen e zjarrit që dogji shtatë hektarë tokë
-
Nga fishekzjarrët u dogj një pjesë e pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Dhërmi
-
U hodhi sprej dy policëve dhe i sulmoi fizikisht, arrestohet një person në Vushtrri
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri për dhunimin e një të miture