Dy shtetas të dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish uzina mekanike e Armeve).
Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.
Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se njëri prej ruseve (i dyshuar) është kapur nga policia.
Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes./TCH
Artikuj të ngjashëm
-
Policia e Shqipërisë për sulmin në Gramsh: Dy të arrestuar janë rusë dhe njëri ukrainas
-
Pamje të rënda, si u sulmuan rusët nga lartësia me granata [VIDEO]
-
Shtetasit rusë që sulmuan dy ushtarë në Gramsh janë ngarkuar me tri akuza për spiunazh
-
Qeveria dënon sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh
-
Deklarohen si turistë shtetasit e huaj që u kapën në Gramsh