Tre shtetasit e huaj, dy rus e një ukrainas, që u kapën në uzinën e Gramshit, deklaruan se janë turistë dhe se e kanë pasion fotografimin e uzinave të braktisura.
Ata thanë se nuk i përkasin asnjë agjencie inteligjente, shkroi Topchannel, derisa në blogun e 33-vjeçares Svetlana Valerneva Timofoeva, u panë edhe fotografi disa minuta para ndalimit nga Policia. Në blogun e saj thuhet se ajo e ndjek këtë hobi tash e disa vjet.
Tre shtetasit e huaj, gjenden në ndalim pasi i sulmuan me sprej dy ushtarë shqiptarë, që po ruanin hapësirën.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se është krenar me ushtarët “që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh”.