Qeveria e Kosovës e ka dënuar sulmin e shtetasve të huaj ndaj dy ushtarëve të Shqipërisë, që ndodhi në Uzinën ushtarake në Gramsh.
Qeveria shkroi të dielën në Facebook se Ministria e Mbrojtjes është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë. U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues. Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri Mehaj dënon ashpër sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit
-
Rama e quan qesharake rëndësinë që iu dha sulmit nga dy rusë e një ukrainas në Gramsh
-
Ambasada ruse në Shqipëri reagon për incidentin në Gramsh
-
Shtetasit rusë që sulmuan dy ushtarë në Gramsh janë ngarkuar me tri akuza për spiunazh
-
Osmani: Sulmuesit në Gramsh të mbajnë përgjegjësi