Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada ruse në Shqipëri reagon për incidentin në Gramsh

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar të hënën për incidentin që ndodhi dy ditë më parë në Gramsh, shkruan “Euronews Albania”.

Kjo ambasadë ka njoftuar se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim.

Sipas trupës diplomatike ruse në Shqipëri, i është dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për t’i vënë në dijeni për detajet e ngjarjes.

“Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat. Ambasada nënvizon se i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar”, thuhet në reagimin e ambasadës. /EuronewsAlbania