Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të dielën se sulmuesit e ushtarëve shqiptarë në Gramsh duhet të mbajnë përgjegjësi, derisa dy të lënduarve iu uroi shërim të shpejtë.
Osmani shkroi në Twitter se ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për këtë incident, duke shtuar se institucionet kosovare janë të gatshme të ofrojnë mbështetjen e nevojshme.
“Kam folur me presidentin Bajram Begaj për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, shkroi Osmani.
Dy të lënduarit, sipas autoriteteve, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u sulmuan me sprej në fytyrë nga tre shtetas të huaj që posedonin dokumente ruse e ukrainase.
-
Osmani u kërkon liderëve veç e veç ta mbajnë përgjegjëse Serbinë
-
Osmani: Situata kërkon kujdes maksimal, FSK-ja në gatishmëri
-
Osmani: Rrëmbimi i serbit, dëshmi e qasjes hegjemoniste të Serbisë, skena politike të flasë me një zë
-
Vrasja e trefishtë në Gjilan, Osmani thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë për veprim urgjent
-
Osmani për trazirat e 29 majit: Mosndëshkimi duhet të marrë fund