Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autorët e protestave të dhunshme të 29 majit duhet të mbahen përgjegjës.
Një vit pas protestave në kundërshtim të vendosjes së kryetarit të Zveçanit në zyrë, Osmani ka thënë se grupet serbe të krimit të organizuar kryen sulmet mbi policët e ushtarët e KFOR-it përmes urdhrave politikë nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Autorët, të cilët ende enden të lirë nëpër Serbi dhe mbrohen nga regjimi i Vuçiqit duhet të mbahen përgjegjës. Mosndëshkrimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë nga akti i agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, ka shkruar ajo në X.
Osmani ka shtuar se sulmuesit dhe ata që dhanë urdhra dihen qartë.
“Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë ua detyrojmë ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar më tej.
Me protestat e dhunshme në Zveçan u kundërshtua vendosja e kryetarit të komunës, Ilir Peci, në godinën komunale. Përveç në Zveçan, protesta pati edhe në Leposaviq e Zubin-Potok.
-
Kërkohet të vihen para drejtësisë përgjegjësit për dhunën e 29 majit
-
Osmani: E nevojshme që autorët e aktit të agresionit të 24 shtatorit të vihen para përgjegjësisë
-
Osmani sqaron deklarimin për çmontimin e 900 bandave: Gabimi ishte i paqëllimshëm
-
Osmani: Rrëmbimi i serbit, dëshmi e qasjes hegjemoniste të Serbisë, skena politike të flasë me një zë
-
Osmani: Ndëshkimi i vrasësve në "Natën e tmerrit", domosdoshmëri për paqe të qëndrueshme