Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe një herë ka ritheksuar se është e nevojshëm që autorët e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, të vihen para përgjegjësisë.
Këtë herë Osmani këtë e ka thënë në takimin që të mërkurën e ka zhvilluar me ambasadoren e re jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.
Presidentja në këtë takim thuhet se ka potencuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit më aleatë.
“Presidentja e njoftoi Ambasadoren Blitt edhe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, me ç’rast potencoi rëndësinë e madhe të vazhdimit të bashkëpunimit me aleatë, si dhe nevojën për të vënë autorët e aktit të agresionit të 24 shtatorit para përgjegjësisë, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Në këtë takim, thuhet se është konfirmuar gatishmëria për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, si dhe angazhimi i përbashkët i avancimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Presidentja Osmani e uroi ambasadoren për detyrën dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm. Ndërkaq, ambasadorja Blitt, shtoi se nga ana e saj do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët për të dy shtetet sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore”, thuhet në komunikatë.
-
Osmani për trazirat e 29 majit: Mosndëshkimi duhet të marrë fund
-
Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë
-
Osmani në Iowa e akuzon Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë në rajon
-
Osmani në Iowa: Autorët e sulmit terrorist në Banjskë duhet të vihen para përgjegjësisë
-
Osmani: Dialogu duhet të rimendohet pas sulmit në Banjskë