Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut kanë vdekur në një aksident trafiku në autostradën Beograd-Nish. Siç raportojnë mediat serbe, një tjetër person i cili ishte në veturë, është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ndodhi kur një veturë me targa gjermane, në rrethana ende të paqarta, doli nga rruga. Supozohet se shoferi humbi kontrollin e automjetit, goditi një gardh mbrojtës (trotuar) dhe një shenjë trafiku pranë rrugës. Burri dhe gruaja që ishin në makinë vdiqën në vend.
Telegraf.rs shkruan se ekipi i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimave, ndërsa pasagjeri i tretë, i cili ishte gjithashtu në automjet, u transportua në qendrën më të afërt mjekësore me lëndime të rënda.
Viktimat ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare. Supozohet se ata po udhëtonin tranzit nëpër Serbi. Policia po kryen ende një hetim për të përcaktuar të gjitha rrethanat e aksidentit dhe arsyet e tragjedisë,
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Tre kosovarë të vdekur në aksidentin në Shkup, afër kufirit me Kosovën
-
Tre kosovarë aksidentohen për vdekje në Gjermani
-
Dy të vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Obiliq
-
Vdes një shtetas i Kosovës pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Milot