Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre kosovarë të vdekur në aksidentin në Shkup, afër kufirit me Kosovën

aksidnet

Tre qytetarë nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur, janë gjetur të vdekur në një veturë të përmbysur në Maqedoninë e Veriut, në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit, pranë kufirit me Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, pasi është konstatuar një automjet i markës "Mercedes" me targa gjermane i përmbysur në rrugë.

Policia, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka gjetur në automjet tre persona pa shenja jete – një mashkull dhe dy femra. Vdekja e tyre është konstatuar nga një ekip i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Sipas autoriteteve maqedonase, më herët gjatë ditës, rreth orës 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Lajmin për vdekjen e tre bashkëqytetarëve e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Ai njoftoi se, në shenjë zie dhe respekti për viktimat, janë anuluar koncertet e planifikuara në kuadër të manifestimit "Ditët e Diasporës 2026".

Edhe Alsat: Gjendet e përmbysur makina me të cilin po udhëtonin tre kosovarë që u raportuan të zhdukur Arbëri 1 d. më parë Alsat: Gjendet e përmbysur makina me të cilin po udhëtonin tre kosovarë që u raportuan të zhdukur

"Për shkak të ndarjes tragjike nga jeta të tre bashkëqytetarëve tanë, ju njoftojmë se anulohen koncertet e parapara në kuadër të manifestimit 'Ditët e Diasporës 2026'. Në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet Tërnava dhe Shabani, koncertet do të shtyhen për një datë tjetër. Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve Tërnava dhe Shabani dhe bashkëndjejmë dhimbjen për këtë humbje të rëndë", thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit që rezultoi me humbjen e jetës së tre qytetarëve nga Vushtrria.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës. Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën. Në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj”, ka shkruar ajo në Facebook.

Edhe Katër të vdekur në një aksident tragjik afër Shkupit Rajon 1 muaj më parë Katër të vdekur në një aksident tragjik afër Shkupit

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit për humbjen tragjike të më të dashurve të tyre”, thuhet në njoftim.