Një 34 dhe 25-vjeçar shqiptarë, me banim në Shqipëri, janë arrestuar në Chiasso pasi iu gjetën 11 kilogramë heroinë, ka bërë të ditur policia e kantonit dhe ajo lokale të enjten, shkruan Tagblatt.
Të dyshuarit ishin në një veturë me targa nga Shqipëria dhe po përpiqeshin të hynin në Zvicër nga Italia.
Por vetura e tyre u vendos të kontrollohej nga një grup specialistësh, të cilët zbuluan substancat e paligjshme.
Droga ishte fshehur në mjetet e kontrollit të veturës. Policia pastaj arrestoi dy shqiptarët.
Ata akuzohen për shkelje të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shqiptari në Zvicër, i gjenden 8 kg drogë
-
Sekuestrohen 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Policia austriake kap sasinë më të madhe të kokainës, ia zuri një shqiptari
-
Arrestohet kosovari në Hungari, tentoi të kontrabandonte 11kg marihuanë