Dy persona janë raportuar të zhdukur nga familjarët në Ferizaj dhe Gjakovë.
Bëhet fjalë për një djalë të mitur dhe një vajzë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka njoftuar në raportin 24-orësh se e ëma e vajzës në Ferizaj ka raportuar më 2 maj për zhdukjen e viktimës, ndërsa babai i të miturit në Gjakovë më 3 maj.
“Ferizaj 02.05.2025-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Gjakovë 03.05.2025-21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se djali i tij viktima kosovar i moshës së mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin policor për të dyja rastet.