Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona raportohen të zhdukur në Prizren e Fushë-Kosovë

Zhduket-grua

Foto: Ilustrim

Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit nga Policia në Prizren është zhdukur një i mitur. Rastin e ka raportuar nëna e tij duke bërë me dije se ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tij.

Ndërkaq në Fushë Kosovë një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij është zhdukur. Edhe ai ka raportuar se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri se ku mund të gjendet.

Policia ka bërë të ditur se të dyja rastet janë duke u hetuar.