Dy persona janë arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. Policia ka njoftuar se ata ishin nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
Rasti ka ndodhur të enjten pasdite dhe është cilësuar si “arratisje e personave të privuar nga liria”.
“Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
-
Arratiset i burgosuri që po trajtohej në Onkologji
-
Dy algjerianë arratisen nga Qendra e azilantëve në Vranidoll