Kronikë

Dy kosovarë mes të dyshuarve për dhunimin e një 28-vjeçareje në Split

Split

Split

Gjykata e Qarkut në Split të enjten ka caktuar një muaj paraburgim për tre shtetas britanikë, dy prej të cilëve me origjinë nga Kosova, të dyshuar për dhunimin e një vajze 28-vjeçare në një hotel në qytetin bregdetar kroat.

Tre miqtë dyshohet se të martën në orët e hershme të mëngjesit, mes orës 5:00 dhe 7:30, e kryen aktin në një dhomë hoteli pranë bregdetit.

“Viktima ka raportuar rastin menjëherë në polici, e cila ka arritur ta ndalojë njërin nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar më vonë dhe janë shoqëruar për hetime penale”, ka njoftuar policia kroate, transmeton “Index”.

Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes. Ata akuzohen për veprën penale kundër "lirisë seksuale".

Sipas Kodit Penal kroat, kjo vepër dënohet me burg prej së paku gjashtë muaj deri në dhjetë vjet.