Kronikë

Dy aktakuza ndaj tre të dyshuarve për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale

Foto: Driton Paçarada

Prokuroria Speciale ka dorëzuar dy aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Në aktakuzën e parë, i pandehuri I.U., akuzohet se nga viti 2021 e deri më 23 tetor 2024, ka shpërndarë në Facebook materiale me përmbajtje nacionaliste. 

Ndërsa, më 23 tetor 2024, gjatë kontrollit policor në veturën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar katër çanta me materiale të ndryshme, 148 kartëvizita me përmbajtje nxitëse dhe përçarëse, që do të mund të shkaktonin prishje të rendit publik.

Ndërsa në rastin e dytë, të pandehurit K.B., dhe M.J. akuzohen se, në vitin 2020, përmes Facebookut kanë shfaqur video në parkun e qytetit në Gjakovë, me përmbajtje nxitëse dhe me qëllim që të shkaktojnë përçarje mes grupeve kombëtare dhe etnike, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohem sipas ligjeve në fuqi.