Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza ndaj M.M. dhe A.B. nën dyshimin për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.
Ata po akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim mes grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, sipas metodave të Shtetit Islamik (ISIS).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas aktakuzës M.M. ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, duke publikuar në Facebook foto dhe video të personave të radikalizuar dhe duke shfaqur në publik thirrje për ekstremizëm fetare.
E A.B. akuzohet se ka bërë thirrje që të respektohen ligjet e “Sheriatit” e të kundërshtohet sistemi demokratik dhe simbolet e ligjet e Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzës, A.B, nga vitit 2019 e deri më 22.05.2025 përmes rrjetit social ‘Facebook’, në profilin e tij me emrin ‘Ubejdullah Abu Suhejla’, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nxitëse, përmes së cilave ka bë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad. Prokuroria Speciale riafirmon përkushtimin e saj në ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën mes grupeve etnike dhe fetare që jetojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.