Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj K.M për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas aktakuzës, më 23 janar 2025, në qytetin e Klinës, i pandehuri K.M. ka ndërmarrë veprime që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje të ndryshme politike.
“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtorë, dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim
Artikuj të ngjashëm
-
Dy aktakuza ndaj tre të dyshuarve për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
-
Aktakuzë ndaj dy personave, përkrahën publikisht veprimet e ISIS-it
-
Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohen se propaganduan ideologji ekstremiste fetare
-
Aktakuzë ndaj Klinakut dhe një personi tjetër për kanosje ndaj Kurtit