Prokuroria Speciale në Kosovë ka dorëzuar aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
S.C. akuzohet se në Komunën e Shtërpcës më 10 qershor të këtij viti, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.
“Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C., ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë. Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.
c
-
Dy aktakuza ndaj tre të dyshuarve për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
-
Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes mes grupeve të ndryshme politike në Klinë
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të urrejtjes etnike në Kosovë
-
“Kryepeshkopi” nga Shqipëria do të ballafaqohet me gjyq në Kosovë
-
Aktakuzë ndaj dy personave, përkrahën publikisht veprimet e ISIS-it