Policia e Kosovës ka realizuar operacion të suksesshëm anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari që lidhen me nxitjen e përçarjes, mosdurimit dhe shpërndarjen e propagandës terroriste.
Sipas një njoftimi nga Policia, operacioni është zhvilluar nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK).
“Operacioni policor ka përfshirë dy raste të ndara që kanë rezultuar me tri kontrolle të vendbanimeve në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës, si dhe me arrestimin e dy personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarit dyshohet se kanë shpërndarë propagandë dhe ideologji të organizatave terroriste përmes rrjeteve sociale, si dhe kanë nxitur urrejtje dhe përçarje ndërmjet komuniteteve.
Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet e mëtejme ligjore do të ndërmerren në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera
-
Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Me kërkesë të Austrisë, Policia në Kosovë zhvillon aksion në Fushë-Kosovë
-
Dyshohet se keqpërdorën të dhënat bankare, arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë
-
Policia me aksion në dy zona të Kosovës