Bazuar në kërkesën e autoriteteve austriake ndaj dy të dyshuarve nga Kosova për vepra të ndryshme penale, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në tri lokacione të ndryshme në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit, në aksionin e zhvilluar të martën, kanë marrë pjesë edhe hetues nga shteti i Austrisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është bërë e qartë për epilog të aksionit.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur edhe nga njësitë relevante policore ka zhvilluar hetimet bazuar ne autorizimin e lëshuar nga P. Th -Prishtinë , e cila është bazuar në kërkesën nga autoritetet Austriake përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare – NJN, ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë nën dyshimin për kryerje të veprave të ndryshme penale në kryeqytetin e Austrisë - Vjenë. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, me datën 05.05.2026 është zhvilluar një operacion policor ku janë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në Fushë Kosovë në të cilin kanë marrë pjesë edhe hetues nga shteti i Austrisë”, thuhet në njoftim të Policisë.
Rasti, sipas njoftimit, po vazhdon të hetohet për të identifikuar asetet apo dobitë pasurore që mund t’i posedojnë të dyshuarit dhe që dyshohet se është përfituar me aktivitet kriminal.