Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Thirrje për xhihad në Facebook dhe TikTok, tri vjet burgim dy të akuzuarve

Gjykata

Denis Bytyqi, i akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit, është dënuar me dy vjet burgim, ndërsa Enis Bitiq me 1 vjet burgim për nxitje të përçarjes.

Të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Denis Bytyqit iu ndërprit masa e paraburgimit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancë nuk ishin të pranishëm prokuroria speciale dhe të akuzuarit. 

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 23 shtator 2025, Denis Bytyqi dhe Enis Bitiq, akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare. 

Aktakuza thotë se në vazhdimësi deri më 1 maj 2025, përmes rrjetit të tyre social “Facebook” dhe “Tik Tok”, të akuzuarit kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse përmes të cilave kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad, si dhe postime tjera ku shpërfaqin përkrahje të fuqishme të ekstremizmit fetar dhe publikisht i përkrahin veprimet e bëra nga organizata terroriste “ISIS”, duke shpreh armiqësi të thellë ndaj institucioneve shtetërore, forcave të sigurisë, liderëve politikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që nuk ndajnë ideologjinë e tyre. 

Sipas aktakuzës, ata kanë vendosur flamuj të organizatës terroriste “ISIS” mbi kulmin e shtëpisë të tyre, kanë bërë grafitë me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime dhe postime potencialisht mund të prishet rendi publik.

Në seancën fillestare të mbajtur më 9 tetor, i akuzuari Denis Bytqyi nuk është ngritur në këmbë gjatë leximit të aktakuzës, duke thënë se nuk e ka traditë ta bëjë.

“S’e kam traditë me u çu n’kam para kurrkujt”, pati thënë Bytyqi, duke shtuar se e konsideron veten të pafajshëm lidhur me aktakuzën ndaj tij. 

I pafajshëm është deklaruar në atë seancë edhe i akuzuari tjetër, Bitiq.