Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar substancë narkotike në një dërgesë postare që po vinte nga shtetet e huaja.
Dogana në njoftim ka bërë të ditur se në Postën Doganore zyrtarët doganorë dyshuan në përmbajtjen e pakos dhe vendosën ta hapnin atë.
U gjetën qese të vogla me përshkrime tjera, por brenda gjendej substancë që dyshohet se është marihuanë. Rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës, ndërsa në total ishin 115 gramë marihuanë.
“Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar për marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”, thuhet në njoftimin e Doganës.
-
I vjen pakoja me marihuanë me postë, arrestohet i dyshuari
-
Kapet 1 kg kanabis që ishte nisur me postë nga SHBA-ja
-
Aktakuzë kundër një të dyshuari për mbajtje të narkotikëve
-
Sekuestrohet mbi 1 kg marihuanë që po transportohej me postë, një i arrestuar
-
Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person