Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë kundër një të dyshuari për mbajtje të narkotikëve

Foto: Koha / Ilustrim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri i cili aktualisht është në paraburgim për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri përmes pikëkalimit kufitar në Vërmicë kishte importuar ilegalisht marihuanë.

I njëjti po e kalonte kufirin me një veturë të marrë me qira.

“Brenda automjetit gjendet dhe sekuestrohet një qese plastike e substancës së dyshuar për narkotikë me peshë prej 101.49 gram dhe gjatë kontrollit një qese tjetër e dyshuar për narkotikë në peshë prej 0.82 gram i është gjetur në trupin e të pandehurit, e gjithë kjo sasi narkotiku në peshë të përgjithshme prej 102.31 gram, e cila pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezulton të jetë e llojit ‘kokainë’, përderisa të njëjtën natë gjatë urdhërkontrollit të kryer në shtëpinë e të pandehurit, e cila gjendet në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar tri peshore digjitale, tri pako me folie (dy folie të najlonit dhe një e aluminit)”, thuhet në njoftim.