Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, të cilat i kishte hasur në bagazhin e një udhëtari të dielën në Aeroportin e Prishtinës.
Siç thuhet në njoftim të Doganës, personi i ndaluar ishte shtetas shqiptar dhe ishte udhëtar me fluturimin Prishtinë-Londër. Rasti ka ndodhur në mëngjes.
“Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë: Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftim.
Malli është ndaluar dhe rasti po trajtohet si kundërvajtje doganore. Mallrat janë konfiskuar.

-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë
-
200 pako cigare zbulohen në valixhet e dy shtetaseve të Shqipërisë në Aeroportin e Prishtinës
-
Shtetases së Shqipërisë i sekuestrohen mbi 100 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës
-
Parandalohet kondrabandimi i një sasie të cigareve në Aeroportin e Prishtinë