Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në bashkëpunim me zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është parandaluar një rast i kontrabandës me duhan (pako të cigareve).
Nga 100 pako të cigareve janë gjetur në çantat e dy shtetaseve të Shqipërisë që udhëtonin përmes Prishtinës për në Londër.
“Dy udhëtare të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë, të cilat udhëtonin përmes Prishtinës në Londër, pasi kishin dorëzuar bagazhet (çantat) e tyre janë ndaluar për kontrolle nga zyrtarët kompetent, ku gjatë kontrollit në dy bagazhet (çantat) e tyre janë gjetur nga 100 shteka (pako) me cigare të llojit Malboro e kaltër”, thuhet në njoftim
Pasi që dy pasagjeret janë ndalur dhe te të njëjtat janë hasur në total 200 pako me cigare, të njëjtat janë dërguar në zyrën e doganës për veprime dhe procedura të mëtejme.
-
Dogana konfiskon 28 mijë cigare në Aeroport
-
Shtetases së Shqipërisë i sekuestrohen mbi 100 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës
-
Parandalohet kondrabandimi i një sasie të cigareve në Aeroportin e Prishtinë
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës