Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar një sasi të cigareve pa banderola, që janë gjetur pas një kontrolli në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i dyshuar, që thuhet se është pronar i mallit, është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar.
-
Parandalohet kontrabanda me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
-
Një person në Gjilan kapet me mbi 22 mijë euro dhe mallra të ndaluara për tregti
-
Dogana konfiskon 28 mijë cigare në Aeroport
-
Në Merdar, në një autobus të linjës Itali-Kosovë, zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara
-
Konfiskohen 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare