Policia e Kosovës ka parandaluar një rast kontrabande me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro.
Policia është informuar mbi dyshimin se cigaret janë kontrabanduar nga territori i Serbisë dhe menjëherë ka ndërmarrë veprime.
“Ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një informatë të pranuar, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VË Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, njoftoi PK.
Vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797,000 copë cigare.
Me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës.
-
Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 80-85 mijë euro, të dyshuarit ikën drejt Serbisë
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë
-
Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në autobusin e linjës Serbi - Kosovë
-
Kapen 700 pako me cigare, dyshohen se u kontrabanduan nga Serbia