Policia ka kapur 101 paketa cigare kontrabandë në dy automjete në Leposaviq.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit kishin ikur pasi i kishin vërejtur policët. Vlera e cigareve vlerësohet të jetë rreth 80-85 mijë euro.
Dy automjetet janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për hetime.
“Njësia policore gjatë patrullimit kanë vërejtur dy automjete me dy të dyshuar të cilët kur kishin vërejtur policinë kishin ikur në drejtim të Serbisë. Gjatë kontrollit të veturave janë gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro si dhe një radiolidhje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet kontrabanda me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 150 kilogramëve duhan nga Serbia
-
Arrestohet një polic, rekomandohet suspendimi i katër të tjerëve për përvetësim të cigareve të sekuestruara