Dogana e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Aeroport – Prishtinë Njësitet Antikontrabande kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues te dyshimtë.
Me ketë rast janë gjetur cigare të kontrabanduara, pa dokumentacion përcjellës me vlerë prej 12,000 euro. Ndërkohë, shmangiet nga detyrimet doganore llogaritet të jenë 63,756 euro.
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtine dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Njësitet Antikontrabande kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues te dyshimte. Me ketë rast janë gjetur cigare te Kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlere prej 12,000.00 €. Shmangiet nga Detyrimet Doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €”, thuhet në njoftimin e Doganës.
-
Kapen cigare të kontrabanduara në vlerë prej afro 16 mijë eurosh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
Policia kap 101 paketa cigare me vlerë rreth 80-85 mijë euro, të dyshuarit ikën drejt Serbisë
-
Sekuestrohen cigare pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë
-
Tentim-kontrabande në Aeroport: Dy persona kapen me telefona e 36 mijë euro