Një veturë është djegur në rrugën Mitrovicë – Prishtinë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka njoftuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.