Një veturë është djegur gjatë mbrëmjes të së dielës në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se zjarri është lokalizuar, derisa nga ky incident nuk ka mbetur i lënduar asnjë person.
Ahmeti njoftoi se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, saktësisht në rrugën “Afrim Loxha”, të kryeqytetit.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.