Një shtëpi është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së shtunës në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KOHËN se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në lagjen “7 Shtatori” të Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 05:00 të mëngjesit kemi marrë informatë për zjarr në lagjen “7 Shtatori”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë Rugova.
Shkaqet që kanë çuar në djegien e shtëpisë nuk dihen ende.