Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një restorant në Kaçanik

zjarrfiks

Ilustrim

Një restorant në fshatin Strazhë të Kaçanikut është djegur të premten. 

Lokali ishte përfshirë nga zjarri derisa ishte i mbyllur.

Policia ka thënë se dëmet janë të konsiderueshme, por nuk ka të lënduar. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë restoranti i cili ka qenë i mbyllur. Njësit relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë  lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet  se janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.