Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunohet një grua në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën një person në Ferizaj, me dyshimin se ka dhunuar një grua.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën (17 shtator), derisa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Më 18.09.2022 është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti më 17.09.2022 e ka dhunuar viktimën kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “dhunim”.