Të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, janë deklaruar të pafajshëm.
Të njëjtit, një deklarim të tillë bënë të hënën, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në seancën fillestare, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këto rrethana, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja, Medie Bytyqi njoftoi palët për të drejtën e tyre për kërkesën e hudhjes së aktakuzës dhe kundërshtim të provave në afat prej 30 ditësh.
Ndryshe, seanca fillestare për këtë rast e paraparë të mbahej më 25 tetor të këtij viti ishte shtyrë me kërkesë të mbrojtjes. Ata kishin kërkuar këtë shtyrje me arsyetimin se lënda është voluminoze dhe se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.
Jeton e Nexhat Vllasaliu akuzohen për veprat penale “vrasje në bashkëkryerje” dhe “dëmtim të varreve apo kufomave”. Prokuroria pati njoftuar se motivi i vrasjes së Rexhepit ka qenë përfitimi i rreth 30.000 eurove, shumë kjo të cilën të dyshuarit besonin se posedonte i ndjeri.
Vetura e braktisur e Rexhepit ishte gjetur në prill, në Komunën e Graçanicës, teksa trupi në fund të shtatorit, në Komunën e Novobërdës.
-
Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për vëllezërit Vllasaliu
-
Avokati Berisha: Arkitekt i vrasjes së Rexhepit ka qenë Nexhati, ekzekutues Jetoni
-
Mbrojtja e vëllezërve Vllasaliu kërkon anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Rexhepit
-
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Rexhepit
-
Burgim të përjetshëm dy personave për vrasjen e biznesmenit Rexhepi