Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Themelores për burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.
Në vendimin e së premtes, Apeli i ka refuzuar si të pabazuara pretendimet e të dënuarve për zbutje të dënimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas aktakuzës, në periudhën 9 janar 2021 – 8 prill 2021, vëllezërit Vllasaliu kishin planifikuar për ta vrarë Bedri Rexhepin me qëllim të përfitimit të pasurisë. Sipas saj, viktima ishte vënë në lajthitje nga vëllezërit Vllasaliu duke ofruar për shitje dy vetura në vlerë prej 30 mijë eurosh. Më 8 prill 2021, Rexhepi kishte shkuar në shtëpinë e njërit të pandehur. Aty, sipas aktakuzës, Jetoni duke e ngufatur e ka mbytur Rexhepin, duke menduar se e ka me vete shumën e të hollave prej 30 mijë eurosh, siç ishin pajtuar për shitjen e veturave. Mirëpo, sipas aktakuzës, te viktima ishin gjetur 8 mijë euro. Vëllezërit i kishin ndarë mjetet dhe më pas e kishin dërguar kufomën në katin e tretë të shtëpisë dhe kanë provuar t’i fshijnë provat duke e varrosur.
Në aktakuzë thuhej se veturën e të ndjerit Rexhepi, Nexhat Vllasaliu e ka dërguar në arat e fshatit Shushicë të Graçanicës duke u koordinuar vazhdimisht për këto veprime me të vëllain, Jetonin.
Pas më shumë se një viti që nga vrasja, mbetjet mortore të Rexhepit ishin gjetur më 30 shtator 2022 në vendin e quajtur Mali i Madh në Vllasali të Novobërdës.