Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Burri që u gjet i vdekur në Gjakovë të mërkurën dyshohet se kreu vetëvrasje

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Gjakovë dje. Ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sipas njoftimit të Policisë në afërsi të dyshuarit është gjetur një pistoletë.

“Gjakovë, 23.06.2021-13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.