Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë

Një person i moshës rreth 60-vjeçare është gjetur i vdekur sot në mesditë në komunën e Gjakovës. 

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Ai ka thënë se në vendngjarje ka dalë policia dhe ambulanca dhe e kanë konfirmuar vdekjen.

“Rreth orës 13:00 është gjetur trupi i pajetë. Ne vendngjarje ka dalë policia dhe autoambulanca e cila ka konfirmuar vdekjen. Hetimet janë në vijimësi”, ka thënë Gjurkaj.