Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Policia

Një burrë është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar më 9 qershor 2026, rreth orës 04:30. Viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor emergjent.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje, ndërsa policia ka kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.