Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën pas mesdite dhe Policia është duke e hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.